
Rrëzohet propozimi i Partisë Demokratike për uljen e çmimit të naftës, ku Kuvendit i ishte kërkuar ta shqyrtonte me procedurë të përshpejtuar.
Për rrëzimin e propozimit në fjalë pati 77 vota pro, shkruan A2.
Deputeti demokrat Eno Bozdo, në prezantimin e projektligjit “Për mekanizmin e reagimit të krizave të furnizimit dhe çmimit të lëndëve djegëse’”, për kalimin me procedurë të përshpejtuar, tha se Shqipëria duhet të bëjë ndërhyrje ligjore për uljen e taksave që rëndojnë sot në çmimin e naftës.
Bozdo tha se Shqipëria sot nuk ka asnjë rezervë dhe se qytetarët sot blejnë naftën më shtrenjtë se gjithë vendet e rajonit, krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë.
Ky propozim për kalimin ne seancë të këtij projektligji me procedurë të përshpjetuar, u rrëzua nga PS.
(A2 Televizion)