Rama në SHBA, reagon Mediu: Takim normal, asgjë e veçantë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 18:50 | Politikë

Fatmir Mediu, para protestës së opozitës, komentoi për A2CNN pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në themelimin e Bordit të Paqes në SHBA.

“Mendoj se ishte një takim normal, ku Shqipëria përfaqësohej nga kryeministri. Nuk ka ndonjë gjë kaq të veçantë, Trump ndërtoi një Bord dhe Shqipëria ishte pjesë e Bordit. Shqipëria nuk përfaqësohet me Edi Ramën, Shqipëria përfaqësohet si Shqipëri. Nuk pashë ndonjë gjë të jashtëzakonshme dje, megjithëse dua të vlerësoj qëndrimin për UÇK-në. Ishte thirrje për të kthyer vëmendjen dhe shpresoj ta ketë marrë vëmendjen nga Presidenti Trump”, tha Mediu.

“Ajo që duhet të vlerësojmë si shqiptarë nuk është kush del në foto, SHBA ka në thelb luftën kundër korrupsionit dhe trafiku i drogës. Ky nivel marrëdhëniesh është më problematiku që kemi pasur ndonjëherë”, shtoi Mediu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos