Dosja “SASPAC” rikthehet në GJKKO, Ilir Beqaj paraqitet për seancën paraprake

Nga A2 CNN
30 Tetor 2026, 11:56 | Politikë

Dosja “SASPAC” rikthehet në GJKKO, Ilir Beqaj paraqitet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku do të zhvillohet seanca paraprake për dosjen “SASPAC”.

Kjo është hera e dytë që dosja merret në shqyrtim nga Gjykata e Posaçme, pasi rreth tre muaj më parë ajo vendosi ta kthejë çështjen në SPAK për plotësimin e hetimeve.

Pas plotësimit të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme, dosja është rikthyer në GJKKO, ku pritet të shqyrtohet nëse plotësohen kushtet për kalimin e saj për gjykim.

Ilir Beqaj është një nga personat e përfshirë në dosjen “SASPAC”, e cila lidhet me dyshimet për shkelje në menaxhimin e fondeve të këtij institucioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos