“Paketa fiskale u paraqit në fshehtësi nga ministrat”, Berisha: Mjeron qytetarët dhe godet bizneset e vogla

Nga A2 CNN
30 Tetor 2026, 12:49 | Politikë

“Paketa fiskale u paraqit në fshehtësi nga ministrat”,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj paketës së re fiskale të prezantuar nga qeveria, duke e cilësuar atë si “paketën e mjerimit të qytetarëve dhe të shpopullimit të vendit”.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama ka paraqitur dy ditë më parë, në fshehtësi të plotë edhe nga ministrat e tij, një paketë që parashikon rritjen e taksave me rreth 200 milionë euro në total.

Kreu i demokratëve pretendon se masat e reja fiskale godasin veçanërisht bizneset e vogla, profesionet e lira, klasën e mesme dhe familjet me të ardhura të ulëta.

“Të ndalemi pak, në paketën e tij famëzezë ai rrit TVSH-në e përgjithshme, siç tha vetë, me 21 përqind duke shkaktuar kështu një rritje të përgjithshme të çmimeve. Duke goditur kështu aftësinë konkurruese të sipërmarrjeve shqiptare. Me paketën e tij, ai njoftoi se do të ulë TVSH-në për 50 e sa mallra të cilat përbëjnë mallrat bazë. Në pamje të parë kjo duket se bëhet për të ulur çmimet. Zero efekt. Hipokrizi totale. Pse hipokrizi totale? Sepse në të njëjtën kohë të gjitha dyqaneve ku blihen këto mallra u ul pragun e TVSH dhe i fut në TVSH. Pra, dyqanet në tërësi, 90-95 përqind e tyre janë biznese me xhiro nën 10 milionë. Tani e ul nën 5 milionë. Këto pikërisht, dyqanet që shesin mallrat, të cilat blihen dhe hiqet TVSH, tani këto futen në TVSH”, shtoi ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos