Rama njoftoi se kishte marrë ftesë nga Trump, Zhulali nxjerr dokumentin: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës! Është e njëjtë për të gjithë

Nga A2 CNN
17 Janar 2026, 20:58 | Politikë

Rama njoftoi se kishte marrë ftesë nga Trump, Zhulali nxjerr

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes të ngritur për rindërtimin e Gazës.

Por pas këtij njoftimi të Ramës, kanë ardhur reagimet e para nga PD, ku një prej tyre është reagimi I Këshilltares së Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhulali ka bërë një shpjegim se çfarë është Bordi i Paqes, i ngritur për rindërtimin e Gazës.

Teksa ka postuar edhe një dokument, që pretendohet se është ftesa origjinale e Trump dhe përgjigja e Presidentit të Paraguait ndaj kësaj ftese, Zhulali shkruan se Presidenti i SHBA-së ka ftuar rreth 100 vende për t’u bërë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për zbatimin e planit të tij për paqen ne Gaza, ndër to edhe Shqipërinë.

Pra sipas Zhulalit, ftesa është e njëjtë për të gjitha vendet, pa përmenur emër specifik të ndonjë lideri, shkruan A2 CNN.

Postimi i Zhulalit:

Çfarë është ftesa e Trump për Bordin e Paqes për Gazën?

Vitin e kaluar, Këshilli i Sigurimit të OKB, përmes Rezolutës 2803, ka miratuar Planin Gjithëpërfshirës për të Ndërprerë Konfliktin në Gaza, të paraqitur nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Brenda këtij kuadri, po krijohet Bordi i Paqes dhe strukturat e tij, të cilat do të jenë përgjegjëse për sigurinë dhe rindërtimin e Gazës.

Më 16 janar 2026, Presidenti Trump, në cilësinë e themeluesit të Bordit të Paqes, u ka dërguar një letër presidentëve dhe kryeministrave të rreth 100 vendeve të botës, duke i ftuar për t’u bërë pjesë e këtij Bordi, duke miratuar Kartën e tij dhe caktuar një përfaqësues zyrtar që do të marrë pjesë në takimet që do të zhvillohen në kuadër të këtij koalicioni.

Thënë thjesht, Trump fton rreth 100 vende për t’u bërë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për zbatimin e planit të tij për paqen ne Gaza, ndër to edhe Shqipërinë.

Letra-ftesë është e njëjtë për të gjitha vendet

Rama njoftoi se kishte marrë ftesë nga Trump, Zhulali nxjerr

Rama njoftoi se kishte marrë ftesë nga Trump, Zhulali nxjerr (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos