Zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të PD Vlorë, cili ishte fokusi i diskutimeve

Nga A2 CNN
17 Janar 2026, 20:41 | Politikë

Zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të PD Vlorë, cili

Sot u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, z. Flamur Noka, dhe Koordinatorit për Mbikëqyrjen e Procesit Zgjedhor, z. Aurel Bylykbashi.

Në fokus të mbledhjes ishte analiza politike dhe organizative e PD Vlorë në të gjitha njësitë, në funksion të zgjedhjeve të 11 majit 2025, ku u evidentuan problematikat, sfidat dhe potencialet për forcimin e partisë.

U shqyrtuan gjithashtu propozimet e ardhura nga baza për kandidaturat për Kryetar të Degës së PD Vlorë, si shprehje e demokracisë së brendshme dhe përfshirjes së anëtarësisë.

Kryetari i PD Vlorë, z. Hysni Sharra, dhe z. Aurel Bylykbashi prezantuan raportin përmbledhës të analizës, të hartuar sipas udhëzimeve të Kryesisë së PD-së.

Sekretari i Përgjithshëm, z. Flamur Noka, vlerësoi punën e strukturave të PD Vlorë dhe procesin korrekt të analizës, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 24 janarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos