
Ecuria e punimeve në autostradën Tiranë–Durrës ka arritur në nivelin 86%. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama sipas të cilit, shtresa e binderit ka përfunduar pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit.

Sipas kreut të qeverisë në nyjën e Laknasit dhe atë të Kasharit janë kryer punimet e pilotimit, ndërsa vijojnë ndërhyrjet në Ura mbi Lanë dhe ndërtimi i segmentit nga mbikalimi i Kasharit deri te Ura e Limuthit, ku ka nisur edhe zgjerimi i trupit të rrugës.

“Kantieri Tiranë-Durrës
Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%
Kanë përfunduar punimet për shtresën e binderit pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit.
Në nyjen e Laknasit janë kryer punimet e pilotimit.
Në nyjen e Kasharit janë kryer punimet për realizimin e pilotave
Po vijojnë punimet:
- për përfundimin e ndërhyrjeve tek Ura mbi Lanë;
- për ndërtimin e segmentit nga mbikalimi i Kasharit deri tek Ura e Limuthit, ku kanë nisur edhe punimet për zgjerimin e trupit të rrugës.
Punimet po vijojnë sipas grafikut të punimeve, me fokus përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore”, njofton kryeministri.
(A2 Televizion)