Rama quan Ruçin “kryepatronazhist”, kryesocialisti flet edhe për Veliaj: Nuk kemi kërkuar lirimin

Nga Esmeralda Mali
2 Qershor 2026, 23:14 | Politikë

Në 35-vjetorin e themelimit të degës së PS në Tiranë, Rama falënderoi socialistët që kanë kontribuar në fitoret elektorale të PS, duke e nisur nga Gramoz Ruçi, të cilin e quajti si kryepatronazhistin.

Teksa bëri krahasime me PD, një parti që sipas tij nuk është shkëputur nga e kaluara, Rama u ndal edhe te rasti i Erion Veliajt, për të cilin tha se sado e padrejtë u duket burgosja, nuk kërkojnë lirimin, duke ia lënë çështjen drejtësisë.

Fjalët e Gramoz Ruçit frymëzuan kryesocialistin Edi Rama për të falënderuar të ashtuquajturit patronazhistë, të cilët i konsideron si arsyen bazë të sukseseve elektorale të partisë, por edhe për t’i dhënë një mesazh Partisë Demokratike, e cila sipas tij nuk është shkëputur nga e shkuara.

Diferencën mes PS dhe PD, Edi Rama e bëri edhe duke iu referuar rastit të Erion Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim. Sipas tij, PS nuk po kërkon lirimin, pasi kjo çështje nuk u përket.

Në 35-vjetorin e themelimit të degës së PS në Tiranë, u vlerësuan me medalje disa figura të rëndësishme në PS për kontributin e tyre ndër vite në Partinë Socialiste.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos