Reagimi i SHBA, PD: Jemi takuar me Vanhorn, kërkuam qeveri teknike

Nga Anesti Barjamemaj
17 Dhjetor 2024, 14:17 | Politikë

Partia Demokratike ka reaguar pas postimit në platformën ‘X’ të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, bërë mëngjesin e sotëm, ku nënvizohej se nuk ndryshon kurs sa i takon marrëdhënies me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Burime nga selia blu bëjnë me dije për A2 CNN se reagimi nga selia diplomatike e SHBA vjen pas takimit që e ngarkuara me punë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar gjatë javës së shkuar me disa deputetë të Partisë Demokratike.

Sipas burimeve, deputetët e opozitës në takimin që kanë pasur me diplomatët e SHBA kanë ngritur shqetësimin për zgjedhjet e 11 majit, përdorimin e pushtetit gjatë procesit elektoral, ndikimin e krimit të organizuar, por edhe sa i përket hapësirës së opozitës në Kuvend.

PD është ankuar edhe për pavarësinë e institucioneve veçanërisht të atyre të drejtësisë, ku kanë kërkuar edhe në këtë bisedë krijimin e qeverisë teknike para zgjedhjeve.

Pjesë e takimeve kanë qenë 6 deputetë, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos