Anëtarët të PD me të drejtë vote kanë mundësinë për të vendosur nëse e duan më Sali Berishën në krye të PD apo jo.
Në mungesë të garës, të djathtët kanë gjetur zgjidhjen e referendumit, dukë kërkuar votëbesimin për Berishën nga 51737anëtarët me të drejtë vote të kësaj force politike.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Sali Berisha votoi në QV në selinë blu për t’i dhënë një tjetër mundësi vetës së tij për të drejtuar PD.
Edhe pse është i vetëm në fletën e votimit, ai kërkon të bindë demokratët dhe opinionin publik që ky është një proces demokratik.
Ai ju përgjigj me akuzë publikimit të fotove të ish-deputetit demokrat Ervin Saljanjit që anëtarët e PD po e bojkotojnë emrin e Sali Berishës në fletën e votimit.
Ndryshe nga Saljanji që nuk e fsheh ambicien për t’i marrë drejtimin e partisë Berishës, deputetët aktual të djathtë që votuan në selinë qendrore, publikisht e votëbesuan kryetarin e PD.
Edhe pse e sanksionoi në statutin e partisë që nëse humbet zgjedhjet parlamentare kryetari I partisë largohet, Sali Berisha zgjodhi të mos e zbatonte ketë nen duke u justifikuar me vjedhjen e zgjedhjeve nga kundërshtari politik. (A2 Televizion)