
Partia Demokratike ka marrë urimin e parë nga partnerët ndërkombëtarë pas rikonfirmimit të Sali Berisha në krye të saj pak ditë më parë. Në mesazhin e publikuar në X nga IDC CDI ku e cilëson referendum zgjedhjen e Berishës thuhet se rezultati pasqyron besimin e vendosur te Sali Berisha si e vetmja alternativë për të çliruar Shqipërinë nga regjimi i Ramës.
“Urime anëtares tonë Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetarit të saj Sali Berisha për rikonfirmimin si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë përmes një referendumi të anëtarësisë, me mbështetje masive dhe të padiskutueshme nga anëtarët e partisë. Ky rezultat pasqyron mandatin e fortë demokratik dhe besimin e vendosur te Sali Berisha si alternativa e vetme demokratike e aftë për të çliruar Shqipërinë nga regjimi i Ramës”, thueht në urim.
Ky është reagimi i parë publik nga organizatat ndërkombëtare partnere të PD-së pas procesit të referendumit, duke e cilësuar rezultatin si një mandat të fortë politik për Berishën dhe opozitën shqiptare. (A2 Televizion)