Salianji: Kam zhvilluar takime më të mëdha sesa ka zhvilluar kryetari i partisë

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 20:52 | Politikë

Ervin Salianji, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se nëse “Partia Demokratike nuk krijon epërsi morale dhe të jetë ndryshe nga qeveria, e ka të vështirë që të fitojë”.

“Ne tani po shkojmë në regres mendimi ndryshe. Unë deri deri në këtë moment nuk kam shfaqur mendim dhe kam shfaqur disa problematika në Partinë Demokratike që askush nuk i kundërshton. Pra, nuk merret asnjeri me ato që unë them, por merren me “vetëpërjashtimin”. Ne nuk mund të shkojmë në regres. Përpjekja e shoqërisë është për të shkuar përpara. Nevoja e demokratëve, por dhe e shoqërisë është që të ketë një parti demokratike e cila të jetë alternativë për të qeverisur dhe ta mundë Edi Ramën, sepse premtimi ky ishte: që do të mund Edi Ramën. Nëse ne si Parti Demokratike dhe si opozitë kemi kritikë disa mujore për ndryshimin që i bën Rama ligjeve kur nuk i shkojnë në favor zëvendëskryeministres, me ndryshimin e kodit të procedurës për heqjen e pezullimit të funksionit të ministrit, të kryeministrit, është një rast tipik që e ndryshon ligjin kur nuk i intereson apo dy standartet dhe mosbarazia para ligjit. Kështu që Partia Demokratike nëse nuk krijon epërsi morale dhe të jetë ndryshe nga qeveria e ka të vështirë që të fitojë dhe kjo pastaj krijon një lloj uzurpimi të Partisë Demokratike që bëhet për interesa personale, thellësisht personale. Dikush për një funksion politik apo për rrogë, dikush tjetër për diçka më shumë me sa duket në këtë Shqipëri dhe kjo është e qartë”, tha Salianji.

Ai shtoi se ka zhvilluar takime me demokratë më të mëdha sesa ato të kreut të PD-së.

“Minimalisht ndryshimet vijnë duke folur, duke diskutuar dhe fatmirësisht në rastin e diskutimeve që kam pasur me demokratët, të paktën sallat që janë të matshme, kanë qenë takime më të mëdha sesa ka zhvilluar kryetari i partisë”, theksoi Salianji.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos