Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të Partisë Popullore Europiane

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 15:41 | Politikë

Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50

Kryedemokrati Sali Berisha do të vizitojë Brukselin në kuadër të 50 vjetorit të Partisë Popullore Europiane (EPP), ku do të marrë pjesë si i ftuar. Gjatë qëndrimit të tij, ai do të takohet me drejtues dhe përfaqësues të partive aleate të djathta në Europë, për rritjen e bashkëpunimit politik dhe koordinimit për sfidat e ardhshme të së djathtës. Berisha do të pritet zyrtarisht nga kryeparlamentari belg në ambientet e Parlamentit.

Njoftimi i plotë i Partisë Demokratike:

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, është nisur drejt Brukselit për të marrë pjesë në 50-vjetorin e Partisë Popullore Europiane (EPP).

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin belg, Berisha pritet të zhvillojë një agjendë intensive takimesh me drejtues dhe përfaqësues të partive aleate të djathta në Europë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit politik dhe koordinimit për sfidat e përbashkëta.

Në fokus të vizitës do të jetë edhe një takim me kryeparlamentarin belg, si dhe një pritje zyrtare në ambientet e Parlamentit.

Ditën e nesërme do të zhvillohet pritja zyrtare, ndërsa pasnesër është parashikuar Samiti i zgjeruar i EPP-së, ku do të diskutohen çështjet strategjike dhe bashkëpunimi politik.

Pjesëmarrja në këtë përvjetor të rëndësishëm të EPP-së vjen në një moment kyç për Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare, duke synuar forcimin e mbështetjes ndërkombëtare dhe thellimin e marrëdhënieve me partnerët europianë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos