Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë, goditje fatale për dyshen famëzeze Rama-Vuçiç

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 17:47 | Politikë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Një

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Kosovës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha thekson se kjo është një arritje e rëndësishme për vendin dhe një goditje e merituar për “dyshen famëzeze të Ballkanit”, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, për qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës.

Reagimi i plotë:

Një vendim i drejtë i BE-së për Kosovën.

Të dashur miq, Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksonet për Kosovën. Partia Demokratike përshëndet Kosovën për këtë arritje të re e të rëndësishme.
PD shton se ky vendim është një goditje e rëndë dhe e merituar për dyshen famëzezë të Ballkanit Rama - Vuçiç dhe qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos