“Salianji si Gramoz Pashko”, Tafani: Ju sulën të gjithë kur doli kundër

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2025, 22:08 | Politikë

Analisti Endri Tafani, i ftuar në studion e emisionit “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se Ervin Salianji u trajtua në Partinë Demokratike njësoj si Gramoz Pashko në vitin 1992.

“Në vitin 1992, i mbani mend pamjet e Gramoz Pashkos, që guxoi foli diçka dhe i bërtiste salla. E kuptoni? Dhe këtu kthehemi prapë te thelbi i problemit: ajo klikë që është në krye të PD-së. Nuk e do më njeri”, tha Tafani.

Sipas analistit, në Partinë Demokratike ka një grup që “presin momentin kur Berisha mos jetë më aty fizikisht”.

“Në PD ka një grup i cili është një grup që kanë besimin e patundur tek kryetari. Ke dhe një grup tjetër që e di që janë eunuk që nuk kanë mundësi të marrin votën në terren dhe presin momentin kur Berisha mos jetë më aty fizikisht, se edhe mosha do bëjë të vetën, dhe të marrin në dorë atë mekanizëm që është ngritur”, deklaroi Tafani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos