Shqipëria nën ujë, presidenti Bajram Begaj po ndjek me shqetësim situatën

Nga A2 CNN
8 Janar 2026, 14:59 | Politikë

Shqipëria nën ujë, presidenti Bajram Begaj po ndjek me

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend.

Presidenti i Republikës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.

Kreu i Shtetit fton qytetarët të mirëkuptojnë dhe bashkëpunojnë me ta me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja, shkruan A2 CNN.

Presidenti i Republikës fton në mënyrë të veçantë banorët në zonat e përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt.

“Në këto momente të vështira jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka”, thotë Begaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos