Ftesa e Berishës për dëgjesë publike, Lita: Berisha nuk dëgjon Këshillin Kombëtar të PD

Nga A2 CNN
7 Janar 2026, 22:14 | Politikë

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, ironizoi ftesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për një dëgjesë publike.

“PD nuk flet për fronte politike, por për dëgjesë publike me intelektualë, sindikata etj. Pra, Sali Berisha thërret grupe që t’i dëgjojë ai. Kur ai nuk dëgjon popullin që e voton kundër në 2013 dhe 2025. Për çfarë do dëgjojë? Ndoshta nuk dëgjon fare nga veshët Berisha. Çfarë dëgjese publike do të bëjë? Është në fushatë elektorale? Berisha nuk dëgjon qytetarët dhe as anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së. Do dëgjoka disa njerëz që do të shkojnë aty si ata që shkojnë në foltore dhe mallkojnë njerëzit që nuk shkojnë në foltore. Për këtë do të shkojmë në dëgjesën publike?”, tha Lita.

“Këtu ka një problem shumë real. Kemi problem me qeverisjen, por kemi problem edhe me opozitën. Problemin më të madh e kemi me qeverisjen, që po na keqqeveris në mandatin e katërt. Edhe komuniteti ndërkombëtar ka rënë në hall me shqiptarët dhe opozitën. Nuk i shkon dot në seli Berishës sepse ai nuk shkon dot në Uashington, nuk shkon dot në Londër, nuk shkon dot në Bruksel, nuk shkon dot në Romë… Çfarë dëgjese do të bëjë?”, shtoi Lita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos