“Skandaloze!” Sejamini debat me Milan: Njerëzit po vdesin duke pritur pensionet

Nga A2 CNN
26 Maj 2026, 22:47 | Politikë

Raporti i IBAR ka ndezur debatet në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN mes gazetarit Neritan Sejamini dhe deputetes socialiste Sara Mila. Sipas Sejaminit, ky raport ka nxjerrë në pah problematika të mëdha të vendit, një ndër to edhe funksionimi i shtetit të së drejtës. Ai solli në vëmendje çështjen e pensioneve ku sipas tij shumë pensionistë kanë humbur jetën pa marrë drejtësi.

“Një treta e gjithë çështjeve që janë në gjykatat e apelit administrative, në gjykatën e lartë janë çështje pensionesh dhe çështja e pensioneve do të thotë që unë jetoj sot dhe nuk kam të ardhura derisa të zgjidhet kjo çështje unë nuk po përfitoj pensionin. Dhe është fatkeqësi e madhe që këto çështje vazhdojnë me dhjetëra vjet që një lajm para disa muajsh që u thanë shtatë pensionistëve ju erdhi radha që të dilnin para gjykatës, kishin vdekur të shtatë. Një personi i cili nuk ka pension, ka jetuar në skamje, nuk mund t'i thuhet që në emër të reformës në drejtësi që ka bërë partia e lavdishme, në emër të Bashkimit Europian, ti duhet të vdesësh në mjerim, sepse ne s'japim të drejtë. I thuhet, na falni, bëmë reformë në drejtësi, nuk e menduam siç duhet, pati vështirësi dhe ne jemi të vetëdijshëm që kjo shkaktoi pasoja tek qytetarët. Do kërkojmë ndjesë. Ju kërkojmë ndjesë. Do bëjmë çështje e mundur për ta riparuar, por duke thënë nuk ka problem këtu, s'ka problem atje, ajo që duhet të bëjmë sot është kjo gjë. Duhet të bëhemi të sinqertë me veten dhe duhet të bëhemi të përunjur, sepse kemi 36 vjet që gënjejmë dhe bëjmë propagandë që do futemi në BE nesër dhe kjo nesërmja shtyhet pasnesër, shtyhet pasnesër”, tha Sejamini në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas Sejaminit, raporti i IBAR evidenton probleme serioze që lidhen me manipulimin e zgjedhjeve, përdorimin e administratës në procese elektorale, korrupsionin, çështjen e pronave dhe mungesën e barazisë para ligjit. Deklarata këto që u kundërshtuan nga deputetja socialiste.

“Është skandaloze që raporti IBAR që ka të bëjë vetëm me çështje që varen nga politika, nuk ka të bëjë me çështje teknike, vetëm që varen nga politika është i zi. Zgjedhjet manipulohen. Administrata përdoret në zgjedhje, ka patronazhistë, thotë që nuk zbaton veten gjykata, thotë që nuk ka të drejtën e pronës, thotë ka korrupsion, thotë që zyrtarët e lartë nuk janë të barabartë me qytetarët para drejtësisë. Thotë që parlamenti nuk heq imunitetin. ne si qytetarë duhet të jemi të vetëdijshëm bëjmë presion qeverisë që t'i bëjë këto gjëra t'i anulojë ligjet që bien ndesh me BE-në, të zbatojë vendimet e gjykatave që kërkon BE, të regjistrojë pronat që kërkon BE japi të drejtën opozitës. Të ndryshojë komplet strukturën e menaxhimit të zgjedhjeve, të ndalojë administratën publike të  mos marrë pjesë në zgjedhje, të ndalojë financimin që i bën shteti. Kjo është pra të futesh në BE. Shqipëria sot është një nga tre vendet më të varfra të Evropës. Shqipëria sot është një nga tre vendet më të korruptuara të Evropës. Tani kjo është krenari”, theksoi Sejamini në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në përgjigje të këtyre deklaratave, deputetja socialiste Sara Mila mbrojti progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ajo përmendi procesin e regjistrimit të pronave, reformën zgjedhore dhe përafrimin e legjislacionit me BE-në, duke theksuar se problematikat ekzistojnë, por sipas saj vendi po ecën përpara në rrugën europiane.

“Prona 2027 e ka marrë vullnetin edhe politik kjo iniciativë. Ka dalë jo 1.000 herë, po mendoj 1 milion herë ASHK-ja, drejtoresha e Përgjithshme ka thënë mbyllet procesi i regjistrimeve fillestare deri në fund të 2027-s. I kemi kapacitetet, i kemi burimet njerëzore, e kemi rikonstruktuar drejtorinë në mënyrë të atillë, është objektivi i arritshëm. Pse duhet të spekuloj unë që deri në fund të 2027-s nuk arrihet kjo? Kur i kam të gjitha këto. Administrata publike dhe problemet në zgjedhje ka një komision sot të ngritur të posaçëm për reformën zgjedhore e cila është gjithashtu në tryezë me numra të barabartë midis opozitës dhe mazhorancës. A janë duke kaluar ata një proces edhe për sa i përket financimit të partive politike, kanë bërë konsultimet përkatëse, kanë shtruar tryeza me grupet e interesit, janë duke marrë raporte dhe janë duke shikuar me kujdes gjithçka ka shkruar raporti i OSBE ODIHR që nga zgjedhjet e kaluara, por dhe ato të mëparshme. Pse duhet që të paragjykoj unë përpara se të më vijë raporti i këtij komisioni të posaçëm, të cilën më pas do kem mundësi ta votoj ose jo në Kuvendin e Shqipërisë? Ligjet për përafrimin. Kush ka bërë nëse në Kuvendin e Shqipërisë ka kaluar një ligj i vetëm i cili nuk lidhet me Bashkimin Europian ose nuk është negociuar fillimisht me Komisionin e Europës, unë nuk di nëse ka gënjeshtër më të madhe. Nuk është e vërtetë. Ne në të gjithë punën tonë jemi të përafruar 100% me Bashkimin Europian dhe e thotë edhe vetë barometri i Bashkimit Europian, Shqipëria është nga të paktat vende që e ka të lidhur edhe legjislacionin, por sidomos edhe politikën e jashtme dhe gjithçka që ndërmerr në lidhje me të njësuar 100% me Bashkimin Europian dhe ky është fakt dhe unë nuk e kuptoj sepse duhet të spekulojmë mbi këtë. Pra, të gjitha pyetjet që shtroi zotëria në fakt i kanë përgjigjet. A ka në këto procese problematika hendeqe edhe situata për tu përmirësuar? Absolutisht që po. Sepse nëse nuk do të ishin, ne do të kishim qenë që shumë vite më përpara pjesë e Bashkimit Europian”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos