Sot kthehet podiumi në protestë, Këlliçi tregon arsyen për A2CNN

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 18:56 | Politikë

Belind Këlliçi tregoi për A2CNN arsyen pse ditën e sotme është kthyer podium dhe fjalimet në protestën kombëtare të Partisë Demokratike.

“Kemi kthyer podiumin për protestën e sotme, pasi është një kërkesë që ka ardhur nga qytetarët, për shkak se pas një muaji pa protestë në shesh, ata duan të flasin për problemet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kohore. Problemi më i madh është çmimi i karburantit, ku jemi të dytët me çmimin më të lartë në Evropë; ndërprerja e 40% të linjave të transportit urban, gjë që prek rreth 400 mijë shqiptarë; skandalet e mëdha me udhëtimet e zotit Rama dhe zjarri në pallatin pranë “Farmacisë 10”, tha deputeti demokrat.

“Këto janë arsye madhore që qytetarët të dalin në protestë. Kjo ka qenë arsyeja pse kemi rikthyer podiumin dhe fjalimet sot”, shtoi Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos