“Taksa Rama”, Berisha: Çmimi i naftës po falimenton fermerët dhe rëndon qytetarët

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 13:19 | Politikë

“Taksa Rama”, Berisha: Çmimi i naftës po falimenton

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për rritjen e çmimeve të karburanteve, duke e cilësuar situatën si një krizë që po ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët dhe fermerët.

Në një konferencë për shtyp, pak orë para protestës kombëtare të opozitës, Berisha deklaroi se arsyet e mobilizimit janë të shumta, duke përmendur çmimet e larta në disa sektorë, veçanërisht në atë të naftës.

Të dalim nga guacka e konformizmit dhe frikës, për t’u bashkuar me ne në kryengritjen tonë paqësore. Kriza dhe lufta në Lindjen e Mesme, jashtë atij rajoni, pasojat më të rënda në botë po i përjetojnë qytetarët shqiptarë me çmimin e naftës, e kjo jo për shkak të luftës, por për shkak të taksës Rama”, u shpreh ai.

Sipas Berishës, kjo politikë ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për fermerët, duke theksuar se heqja e subvencioneve ka rritur kostot dhe rrezikon falimentimin e shumë fermave në vend.

“Taksa Rama është ajo që ndëshkoi mijëra qytetarë me transportin publik, ku për shkak të rritjes së çmimit të naftës kompanitë kanë ulur me 40% autobusët e tyre. Kështu po ndëshkohen qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos