
Gazetari Roland Qafoku dhe deputeti demokrat Gjin Gjoni debatuan në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, në lidhje me punën e SPAK-ut.
“Ne si PD kemi një qëndrim për mënyrën e funksionimit të SPAK-ut. E para, PD-ja shikon mënyrën se si lufton krimin, korrupsionin dhe mos të jetë selektive. E dyta, kur raportet ndërkombëtare të thonë që SPAK-u ka qenë selektiv, krimi elektoral nuk është luftuar. Në rast se SPAK-u nuk shkon te kryekorruptori...”, tha Gjoni.
“E keni cilësuar bandë kriminale. Ju a e cilësoni SPAK-un bandë kriminale dhe Altin Dumanin si kryekriminel? Është pyetje kjo. A jeni dakord ju me atë që thotë zoti Berisha? Sepse ai kështu thotë”, iu drejtua Qafoku deputetit Gjoni.
“Zoti Berisha ka informacion më shumë se çdo deputet tjetër. Kjo vjen për shkak të mënyrës se si është vepruar deri tani”, u përgjigj Gjoni.
“Nuk është normale. Ta quajmë bandë krimininale SPAK-un dhe Dumanin kryekriminel nuk është normale”, tha më tej Qafoku. (A2 Televizion)