“Të gjitha partitë opozitare do ftohen në tryezë!” Berisha: Duhet një front të gjerë kundër narko-regjimit

Nga A2 CNN
6 Janar 2026, 13:10 | Politikë

“Të gjitha partitë opozitare do ftohen në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se të gjitha partitë opozitare, pa asnjë përjashtim, do të ftohen në një tryezë të përbashkët me qëllim krijimin e një fronti të gjerë opozitar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha thekson se situata politike kërkon një nivel të lartë përgjegjësie nga të gjitha forcat opozitare, në mënyrë që të bashkërendojnë përpjekjet për, siç u shpreh ai, t’i dhënë “goditjen përfundimtare narko-regjimit”, shkruan A2 CNN.

“Ne mendojmë se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar, në mënyrë që me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, forcat politike opozitare të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe dhe të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare narko-regjimit të Edi Ramës”, tha Berisha.

Sipas Berishës, ftesa do t’u drejtohet të gjitha partive opozitare pa përjashtim, duke nënvizuar nevojën për unitet përballë situatës politike në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos