"Trump u zgjua në mëngjes dhe ndërhyri në Venezuelë", Kondi: Akt lufte, shkeli të drejtën ndërkombëtare

Nga A2 CNN
5 Janar 2026, 21:20 | Politikë

Ndërhyrje e pastër në punët e brendshme të një shteti, e ka cilësuar eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Sokol Kondi sulmin e SHBA-së në Venezuelë ku u arrestua presidenti Maduro dhe bashkëshortja e tij. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se dërgimi i trupave është akt lufte dhe karta e fundit pa ezauruar etapat e tjera të së drejtës ndërkombëtare.

“Mosndërhyrja në punët e brendshme të një shteti tjetër është një normë bazë e së drejtës ndërkombëtare. Askush nuk mundet të zgjohet një mëngjes, qoftë Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Shqipëria e me radhë dhe mbi bazë të një narrative apo një spekulimi apo dhe në qoftë se ka të drejtë apo ka një dosje të caktuar përballë një shteti tjetër, të mund të dërgojë atje helikopterët apo avionët ushtarakë apo trupat e tij, sepse është ndërhyrje e pastër në punët e brendshme të një shteti. Këto çështje trajtohen, mund të trajtohen në suazën e Kombeve të Bashkuara, mund të trajtohen në suazën e gjykatave të ndryshme ndërkombëtare, qofshin këto në formë arbitrazhi, në gjykata penale ndërkombëtare apo të drejtësisë ndërkombëtare dhe të dërgosh trupat është një akt lufte dhe akti i luftës zakonisht në marrëdhënie ndërkombëtare është si të thuash karta e fundit kur nuk kanë mbetur më asnjë mjet tjetër në dorë pa ezauruar gjithë këto etapa, gjithë këto procese që të jep paketa e së drejtës ndërkombëtare siç janë negociatat, ndërmjetësimi, qoftë me shtete të tjera interlokutore, qoftë me vendet neutrale, qoftë me faktorë religjiozë që kanë ndikim në Venezuelë, qoftë nëpërmjet bisedimeve dypalësh apo multilaterale dhe të shkosh direkt është një mësymje ushtarake”, tha Kondi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij ky ishte një operacion force, teksa renditi të gjitha ndërhyrjet amerikane në botë, duke paralajmëruar se ky intervenizëm dëmton rendin ndërkombëtar dhe përforcon perceptimin global të politikës së forcës mbi të drejtën.

“Një operacion force. Pra më i forti tregon muskujt. Intervenizmi amerikan nuk fillon sot, por fillon me doktrinën Monro, e cila ishte një kundërvënie ndaj evropianëve, kryesisht ndaj spanjollëve që kishin hegjemoni në hemisferën e Amerikës Latine dhe më pas përforcohet në kohën e presidentit Ëilson me një intervenizëm, pas ndërtimit të kanalit të Suezit me intervenizëm në ato vende që ekzistonte frika amerikane se duke qenë të qeveri të brishta, delikate, duke pasur borxhe ndaj vendeve europiane, mundet që vendet europiane, me pretekstin e këtyre borxheve t'i pushtonin këto vende dhe të rrezikonin për kësisoj kanalin e Suezit të Panamasë. Ndërhyrja tjetër është faza e dytë, ka një ka një intervenizëm, filloi me Ëilsonin në vendet e Amerikës qendrore pastaj u vazhdua nga Rosvelti. Ka një fazë të tretë intervenizmi që është ajo në kohën e luftës së ftohtë, ku presidentët dhe Regan mbahet mend për ndërhyrje të vazhdueshme në të gjithë vendet e Amerikës latine dhe nga presidenti i mëparshëm para tij, dështoi komploti në gjirin e derrave në Kubë në 61-shin. Më pas pati një intervenizëm duke rrëzuar qeveritë e majta të të vendeve të Amerikës Latine sa që Brazili presidentin e parë në dekada të majtë që ishte Lula, e pati pas shumë dekadash, duke instaluar dhe më keq regjime fashiste gjeneralësh që kanë pasur pasoja dhe më të këqija. Sot ky intervenizëm i ri që thuhet që po kalojmë nga doktrina Monro tek doktrina Don Ro bëhet një lojë fjalësh me mbi me emrin e zotit Trump, ka një dallim, sepse nëse doktrina Monroe ishte për t'ju kundërvënë influencës europiane, dhe faza e dytë ishte kundër luftës së ftohtë dhe kundër influencës komuniste, sot kemi të bëjmë frikën që një vend në dyert e Amerikës, pra në atë që duhet të ishte deti i Karaibeve, penetrohet me influencë, me tregti kineze dhe ruse”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos