“Të gjithë kanë kapitulluar përpara kësaj qeverie”, gazetari: PD e vetmja qe ka mbijetuar, nxori 7 mijë njerëz…

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2026, 21:48 | Politikë

Gazetari Reldar Deda, i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, deklaroi se Partia Demokratike mbetet e vetmja forcë politike dhe shoqërore që nuk ka kapitulluar përballë mazhorancës, duke e cilësuar atë si “siguresën e fundit të demokracisë” në vend.

Sipas Dedës, thelbi i protestave dhe roli i PD-së si organizatore po anashkalohen qëllimisht në debatet publike, ndërsa në realitet opozita mbetet e vetmja strukturë që vazhdon të rezistojë ndaj asaj që ai e quajti “autokraci”.

“Po të shikosh sektorë të ndryshëm të shoqërisë shqiptare, universitetet, intelektualët, biznesin, të gjithë kanë kapitulluar përballë kësaj mazhorance. E vetmja që nuk ka kapitulluar është Partia Demokratike”, u shpreh Deda.

Ai theksoi se fakti që PD arrin të organizojë protesta të njëpasnjëshme tregon se ajo mbetet forca e vetme që mban gjallë pluralizmin politik dhe konceptin e demokracisë.

Sipas gazetarit, protestat nuk kanë si qëllim rrëzimin e qeverisë, pasi kjo ka ndodhur vetëm dy herë në 30 vite, në vitet 1992 dhe 1997, për shkak të krizave të thella socio-ekonomike.

“Protestat shërbejnë për të ndërgjegjësuar opinionin publik dhe ndërkombëtarët”, përfundoi Deda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos