Të përjashtuarit nga PD e Durrësit në selinë blu: Duam ballafaqim me Sali Berishën!

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 11:55 | Politikë

Të përjashtuarit si këshilltarë të PD-së në Bashkinë Durrës janë paraqitur sot në selinë blu, duke kërkuar ballafaqim me kryedemokratin Sali Berisha lidhur me vendimin.

Dritan Burgija duke folur për mediat e konsideroi vendimin anti-statutor.

Jam këtu për të kërkuar shpjegime për përjashtimin tim. Çdo resht i vendimit është anti-statutor, kam kërkuar ballafaqim me lidershipin dhe kam kërkuar fakte dhe prova që çuan në vendimin e shkarkimit tim. Jemi këtu bashkë dhe me insistimin e këtyre demokratëve kërkojmë nëse është e mundur të bëjmë një ballafaqim me z.Berisha, pasi jemi rënduar shumë me akuzat. Janë akuza shumë të rënda, për mua dhe kolegun tim. Ja ku jemi dhe të ballafaqohemi, sepse i detyrohemi këtyre demokratëve”, tha ai.

Dritan Burgija dhe Arlind Boshku u përjashtuan një javë më parë nga PD-ja e Durrësit me vendim të Sekretarit të partisë Flamur Noka. 

Sipas Sali Berishës, dy këshilltarët nuk kanë shpërblyer votat e demokratëve në Këshill, por kanë shkuar vetëm për të marrë rrogën dhe kanë vepruar kundër interesave të partisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos