Tensione gjatë leximit të akuzës, shtyhet seanca ndaj Metës

Nga A2 CNN
22 Janar 2026, 19:51 | Politikë

Tensione gjatë leximit të akuzës, shtyhet seanca ndaj Metës

Gjykata e Posaçme shtyu për të enjten, më 29 janar, ora 10:00, gjyqin paraprak ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe të bashkëpandehurve.

Në seancën e sotme prokurorët e SPAK lexuan një pjesë të kërkesës për gjykim, shkruan A2CNN.

Gjatë leximit të saj, në disa raste të pandehurit kanë pasur kundërshti, duke shkaktuar edhe debat.

Sipas avokatëve, prokurorët kanë referuar në akuzë fakte që nuk janë në dosje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos