“Ti e urren PS-në, por nuk e do PD-në”, Petro Koçi përplaset me Hoxhën, ja debatet

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2026, 21:40 | Politikë

Ish-deputeti i PS Petro Koçi është përplasur me anëtarin e Këshillit Kombëtar në PD, Lisandër Hoxha, gjatë debateve në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.

Koçi i kërkoi Hoxhës që të jetë objektiv në analizë, duke u shprehur se ai nuk e do PD-në, por thjesht urren PS-në. Ndërkaq, Hoxha vuri në dukje se ai e ka kritikuar PD-në edhe publikisht, por shtoi se tani janë në betejë.

Pjesë nga debati

Lisandër Hoxha: është një hajdut ordiner zgjedhjesh, i cili ka marrë peng pushtetin, ka mandate të vjedhura, është certifikuar si hajdut, dhe ka disa njerëz që u konvenon që të thonë nëpër studio publike që ‘shikoni se këtu s’ka opozitë dhe më mirë t’ia lëmë Ramës’! Po ky Rama shikoni mor çfarë bën. A ka hipokrizi më të madhe se sa të thuash ‘ky i vjedh zgjedhjet por s’ka njeri përballë’! Po dil edhe ti hape një parti politike miku im, të mbështes edhe unë, dhe ik munde shtetin, por kjo s’ndodh.

Petro Koçi: Kjo dëshmon që ti s’e do PD-në. Ti urren PS-në, por nuk e do PD-në. Duhet të dish të jesh analist objektiv për të dyja palët.

Lisandër Hoxha: O e kam kritikuar unë partinë time publikisht, ose s’ka njeri.

Petro Koçi: Disa kohë po. Tani ke harruar.

Lisandër Hoxha: Ne jemi në betejë sot, nuk kam harruar unë, jam njeri që çoj propozime në partinë time të cilat s’u vijnë mirë një pjese të kolegëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos