Zhupa: PS nuk do t’ia heqë imunitetin Ballukut. Kjo do paralajmëronte arrestimin e Ramës

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2026, 17:22 | Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, përmes një lidhje për “Ditari i Pasdites” me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, tha se PS nuk do ta japë autorizimin për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, pasi diçka e tillë do të ishte një dhënie autorizimi për arrestimin e ardhshëm të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Zhupës kjo e ndalon PS-në në mënyrë kategorike që t’i qëndrojë zotimit që vetë ka bërë, për miratimin e çdo kërkese që do të vinte nga SPAK-u.

Besoj vendimi do jetë ai që paralajmëroi Taulant Balla, për të quajtur të vetmjaftueshëm çështjen e pezullimit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe për t’u munduar me çdo kusht që atë pezullim ta heqin nëpërmjet ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale. Por ata e dijnë që një dhënie autorizmi për arrestimin e Belinda Ballukut është në fakt një dhënie autorizimi për arrestimin e ardhshëm të Edi Ramës dhe kjo ata i ndalon në mënyrë kategorike për t’i qëndruar atij zotimi publik që kanë bërë, përmes gojës së ish-kreut të grupit parlamentar të PS Beldi çuçi, që ka thënë çdo kërkesë e SPAK-ut do marrë miratimin e mazhorancës socialiste, se s’do të bëhemi ne pengesë e hetimeve të një drejtësie që e krijuam për të hetuar njerëzit me imunitet”, tha Zhupa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos