Zbulohet data, kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2025, 14:11 | Politikë

Zbulohet data, kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar

Të mërkurën, datë 17 dhjetor 2025, në orën 17:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se kjo mbledhje vjen pas vendimit të Kryesisë së PD-së të mbledhur ditën e djeshme.

Mësohet se rendi i ditës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar do të jetë situata politike në vend, qëndrimet e PD-së dhe protesta e 22 dhjetorit.

Kujtojmë se ditën e djeshme në mbledhjen e Kryesisë pati përplasje të forta mes sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe ish-deputetit Ervin Salianji, lidhur me aksionin politik të këtij të fundit, por edhe zhvillimet brenda partisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos