Zbulohet slogani dhe detajet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Nga Anesti Barjamemaj
29 Maj 2026, 11:21 | Politikë

Zbulohet slogani dhe detajet e Kuvendit Kombëtar të Partisë

Ripërtëritje, ky do jetë slogani i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që do të mbahet ditën e nesërme, raporton A2CNN.

Punimet do të nisin në orën 10:00 me regjistrimin e pjesëmarrësve e më tej në 11:00 nisin edhe fjalimet.

Mes atyre që do të japin mesazhe nga ky Kuvend është Sali Berisha, Gazment Bardhi, Ivi Kaso, Floriana Garo dhe Nikola Kedhi.

Po ashtu në këtë Kuvend, siç edhe ka ndodhur edhe më herët do të ketë të ftuar nga parti simotra të PD.

Kuvendi Kombëtar do të zgjedh edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar, ku do të përzgjedh nga lista e kryetarit, kryesisë,  propozimet e degëve si dhe më të votuarit e katër viteve më parë që janë pjesë e Këshillit Kombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos