Zgjedhjet në degët e PD-së, Salianji: Janë zhvilluar farsa dhe jo gara

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 22:17 | Politikë

Ervin Salianji, ka deklaruar se zgjedhjet në degët e PD-së nuk kanë qenë gara reale, por procese të manipuluara.

Në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, ai u shpreh se në shumë degë janë zhvilluar “farsa zgjedhore”.

Sipas Salianjit, ka pasur përjashtime të padrejta nga gara dhe kufizime të së drejtës së votës për anëtarë të caktuar, edhe pse ata kanë qenë pjesë aktive e strukturave të partisë. Ai theksoi se në disa raste kandidatët janë përzgjedhur paraprakisht, duke e bërë procesin jo konkurrues.

“Po janë zhvilluar farsa nëpër degë, më është e qartë. Në degët e Partisë Demokratike janë zhvilluar farsa. Kanë dalë njerëzit, kanë reaguar, kanë thënë: pse jam larguar unë nga gara, pse nuk kam të drejtë të votoj, kur jam pjesë e rithemelimit, kur jam në fotot e stadiumit si pjesë e rithemelimit?”, u shpreh Salianji.

 “Pse ndodhin këto në të gjitha degët? Cilat janë arsyet që shkon si kandidat i përzgjedhur një kandidat dhe jo një tjetër? Dhe çfarë është më e rëndësishmja, në parim kryetarët e degëve duhet të zgjidhen pasi të zgjidhet kryetari i partisë. Nuk mund të zgjidhen njëherë kryetarët e degëve dhe pastaj kryetari i përgjithshëm. Çfarë sensi ka pastaj?”, tha ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos