Berina Berisha, mësuese shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rrëfyer në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN betejën e saj pas një lindjeje që e cilëson traumatike, duke pretenduar se komplikacionet gjatë procesit mund të ishin parandaluar nga stafi mjekësor. Ajo tregoi se foshnja e saj për një kohë të gjatë s’mori oksigjenin e nevojshëm, duke dale e nxirë. Sipas saj bëhet fjalë për një gabim të mjekëve në SHBA.
“Kam 7 muaj që sa herë filloj të shikoj imazhet, filloj të qaj. Filloj t’i rikujtoj momentet. Ka qenë një lindje traumatike, jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë mjekët. Shkoi deri aty sepse fillimisht, të shtunën, shkova në spital, sepse mendova se me kishin plasur ujërat. Kisha marrë një informacion në Google. Në Amerikë është procedura që pasi hyn në maternitet nuk del më. Unë s’e kam ditur. Unë nuk lindi që të martën. Katër ditë rresht marr pitusin”, rrëfen Blerina.
“Foshnja kishte një kohë të gjatë, që s’ishte as brenda as jashtë, dhe kur ka dalë Arabela, ka dalë e nxirë. Është video në YouTube. Këto gjëra duhet të parandaloheshin. Kur ndodhin në Amerikë këto gjëra, paramendo çfarë ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. Patjetër ishte gabim i mjekëve. Na shpëtuan jetën, por edhe kanë mundur të parandalojnë”, shprehet ajo. (A2 Televizion)