Pasuria arkeologjike që ka qarku i Vlorës ka tërhequr një numër rekord vizitorësh gjatë këtij viti. Jo vetëm krahasuar me vitin e kaluar por edhe me vitin më të mirë të vizitueshmërisë siç ishte viti 2019, këtë vit numri i vizitorëve ka qenë më i lartë.
Monumentet dhe parqet arkeologjike nën juridiksionin e drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore të Vlorës kanë përmbyllur një vit të kënaqshëm sa i takon vizitueshmërisë së këtyre aseteve arkeologjike, por edhe të ardhurave të përfituara prej tyre.
Natyrisht që rritja e vizitueshmërisë ka nevojë edhe për mirëmbajtje dhe përmirësime të infrastrukturës në këto site dhe monumente arkeologjike.
Një rendësi të veçantë edhe për zbulimet që po ndodhin është parku arkeologjik i Amantias, ku vitin e ardhshëm pritet të një ndër destinacionet më të kërkuara të turizmit historik në qarkun e Vlorës. (A2 Televizion)