“Zoja e Shkodrës”, festa e katolikëve me mesazhe edhe për politikën

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
22 Tetor 2024, 11:36 | Sociale

Festa e Zojës së Shkodrës ka mbledhur qindra besimtarë katolikë në katedralen “Shën Shtjefni”, ku u mbajt edhe mesha e shenjtë.

Pasi uroi besimtarët dhe u lut për Shqipërinë dhe mbarë njerëzimin, arqipeshkëvi kuaditor në fjalën e tij dha edhe një mesazh për politikën dhe ata që kanë marrë përsipër të drejtojnë vendin.

Sipas tij, të gjithë e dinë se si ata punojnë. Sipas porosisë së Jezusit para se të kryqëzohej, kush mendon për veten dhe nuk i shërben të tjerëve nuk ka vend mes të krishterëve.

Festa e Zojës së Shkodrës ka kulmuar me hedhjen e fishekzjarreve nga katedralja “Shën Shtjefni”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos