Të amnistuarit lanë qelitë, synojnë një jetë të re por të ndryshme për secilin

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
15 Korrik 2026, 12:46 | Sociale

Kjo simbolikë ishte ndoshta surpriza më e bukur për një përfitues nga amnistia në burgun e Drenovës.

Për të jeta e re do të ketë padyshim një ndryshim rrënjësor krahasuar me atë që ka bërë më parë, pasi familja e tij pritet të shtohet me dy fëmijë.

Ndërsa të dënuar të tjerë që përfituan nga amnistia, shpresojnë një jetë të re, secili të ndryshme nga njëri-tjetri, shkruan A2.

Një tjetër, jetën e re jashtë qelisë, shpreson ta shfrytëzojë pikë së pari për të rifituar të drejtën që i është mohuar.

Ndërsa të tjerë, jetën e re, pasi pranojnë mësimin që kanë marrë nga privimi i lirisë, shpresojnë ta ndërtojnë jashtë vendit.

Me shpresën që jeta e re të jetë sa më larg këtyre rrethimeve me gjemba, sfida u takon edhe institucioneve shtetërore, se sa mundësi do t’u japin këtyre personave të rifitojnë jetën dhe të riintegrohen sa më denjësisht në familje dhe shoqëri.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos