Zero raste me COVID, Fieri tejkalon me 7 mijë doza vaksinat antigrip

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
27 Janar 2025, 14:45 | Sociale

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Fierit, e cila mbulon bashkitë e Fierit, Roskovecit dhe Patosit, ka tejkaluar me të paktën 7 mijë ,dozat e vaksinës antigrip, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndonëse shifrat e personave që kërkojnë ndihmë shëndetësore vijon të mbetet ende i lartë në qendrat shëndetësore dhe në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit, Shefja e Epidemiologjisë, konfirmon që kemi të bëjmë me gripin sezonal.

Për personat me sëmundje kronike, përveç vaksinimit, mjekja apelon edhe për mbajtjen e maskave pasi kemi të bëjmë me viroza që shpërndahen në mënyrë komunitare, pra ku ka vendgrumbullime të mëdha të personave dhe natyrisht kontaktet e afërta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos