Zgjedhjet 2019-Gjykata Kushtetuese, Koka: PS vazhdon pazarin, PD pret ofertën

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 20:34 | Politikë
Zgjedhjet 2019-Gjykata Kushtetuese, Koka: PS vazhdon pazarin, PD pret

Përdhosje të demokracisë dhe propagandë, e ka konsideruar gazetari Bledian Koka, deklaratën e Damian Gjiknurit për zgjedhje të mundshme të pjesshme, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në studion e Debati në A2 CNN me Alba Alishanin, ai tha se kjo deklaratë nuk mund të vijë nga Gjiknuri, i cili sipas Kokës duhet të ishte nën hetim për dosjen e Dibrës, por nga Gjykata Kushtetuese.

“Vjen si pjesë e propagandës që përdor PS sa herë justifikon bëmat e saj dhe një status quo që i rri ngushtë. Mundohet të inkurajojë për mes thashethemeve që mos u mërzis i se ka tortë dhe për ju. Nuk mund të jetë vokacion i Gjiknurit se ai duhet të fundit, por duhet të jetë i Gjykatës Kushtetuese. Pritet që edhe Mallakastra të mbetet pa kryetar. Gjiknuri duhet të ishte në hetim për atë që ka ndodhur në Dibër, i kapur me zë e figurë në shkelje, na flet për zbatimin e kushtetutës. Kjo është përdhosje e demokracisë”.

https://a2news.com/2021/11/03/zgjedhjet-2019-kume-tregon-dy-vendimet-qe-mund-te-marre-gjykata-kushtetuese/

Dhe duke mbetur te dosja 184 e Dibrës, Koka vijon akuzat ndaj Gjiknurit dhe vetingut që shkarkoi prokurorin e çështjes.

“Fati i dosjes së Dibrës është vulosur nga vetingu që në vend ta shqyrtonte, shkarkoi prokurorin që duhet të ndiqte çështjen për të mos thënë pingpongun. Kemi të bëjmë me kapjen e sistemit. Ata që janë autorë sot na dalin si demokratë dhe zbatues të vullneteve”.

Sipas Kokës deklaratat e Gjiknurit konfirmojnë marrëveshjen Rama-Basha, për të ndarë "tortën", por kjo thotë ai nuk do të jetë e mundur, pasi Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin e saj, për të cilin duhet të ushtrohet presion mbi atë që ndodhi në 30 qershor.

https://a2news.com/2021/11/03/kalemaj-pas-opinionit-te-venecias-mund-te-perseriten-zgjedhjet-ne-6-bashki/

“Nëse urdhri i Gjiknurit do të zbatohet të gjithë ata që besojnë se ka marrëveshje Rama-Basha është kjo për t’i dhënë një pjesë nga torta që Rama shpërndan sipas vokacionit të tij, por mendoj që kjo nuk do të jetë e mundur, por kemi një Gjykatë Kushtetuese dhe është ajo që duhet të japë verdiktin e saj. Unë mendoj që duhet të ushtrojmë presion dhe të vendosë se çfarë ndodhi me zgjedhjet e 30 qershorit. Në një demokraci logjike e funksionale ku pushteti nuk është qëllim për t’ u pasuruar, por mjet për shërbimin e qytetarëve dhe pluratitet në zgjedhjet e 30 qershorit ne nuk kemi patur”.

Për Kokën, PS vazhdon të bëjë pazarin e 30 qershorit, ndërsa PD pret se çfarë mund t’ i ofrojnë, duke iu referuar deklaratës së Dumës se PD është e gatshme për zgjedhje.

 “Sot jemi duke bërë vazhdimin e pazarit të 30 qershorit, PS vazhdon pazaret, se ajo është shkelëse e këtij parimi.  PD në vend që të ngrejë zërin që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të shprehet në pyetjen kryesore të komisionit të Venecias; pluralitet apo periodicet? Duma është pjesë e enturazhit të Bashës që përveç vulës kemi mundësi në të propozojmë kandidatë të tjerë. Po mendoj sa i takon demokracisë është dëm i madh që i bëhet vendit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos