Shtrenjtohen ushqimet, INSTAT: 4.3% më shumë në një vit

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2019, 17:16 | Ekonomi
Shtrenjtohen ushqimet, INSTAT: 4.3% më shumë në një vit

Çmimet e ushqimeve janë shtrenjtuar vitin e fundit, duke iu kushtuar jo pak familjeve shqiptare, që rreth 43% të buxheteve të tyre i përdorin për t’u ushqyer. 4.3% është rritja vjetore e konstatuar nga Instituti i Statistikave në janar të këtij viti, në grupin “’Ushqime dhe pije joalkoolike”.

Rritje çmimesh ka edhe në grupet e tjerë, si “Argëtim dhe kulturë”, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele, kafene dhe restorante”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, arsim, komunikim etj. Ndërsa ulje janë konstatuar tek veshjet dhe këpucët, si dhe tek shëndeti.

Pavarësisht shtrenjtimit të pjesës dërrmuese të mallrave që konsumohen në përditshmëri, inflacioni mbetet i ulët. Në janar të këtij viti, ky tregues arriti në 1.9%, duke qenë nën objektivin minimal të Bankës së Shqipërisë. Inflacioni anemik, në një kohë që çmimet janë rritur dëshmon për tkurrjen e konsumit në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos