Media dhe politika kanë qenë një binom i rëndësishëm i pas viteve 90-të. Shpesh ato kanë ecur në linja krejtësisht të ndryshme të shoqëruara me tension, por gjithashtu kanë ecur edhe në të njëjtat shtigje. “Dita Jonë”pyetur Blendi Fevziun, një nga gazetarët më me eksperiencë në vend, se si e parashikon ai këtë fushatë elektorale, e cila zyrtarisht nis nesër. Ai nënvizon si problem mungesën e përballjeve të drejtpërdrejta politike, materialet e servirura të gatshme dhe ndarjen e opozitës në disa fraksione. Podcast-et dhe format e tjera nuk i sheh si risi të mirëfillta, duke kujtuar se gazetari nuk duhet të harrojë asnjëherë misionin e tij. (A2 Televizion)
Si e sheh Blendi Fevziu garën e 14 majit?
