“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 12:24 | Politikë

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka cilësuar Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiçin si “dy gangsterët e Ballkanit”, pas takimit të tyre në Budva. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i selisë blu i akuzon dy liderët për qëndrimet ndaj Kosovës, lidhjet me krimin e organizuar dhe kërcënimin për stabilitetin rajonal. Lideri demokrat akuzon gjithashtu qëndrimet e tyre ndaj studentëve dhe kundërshtimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Reagimi i plotë i Berishës:

Takohen dy gangsterët e Ballkanit

Miq, dje në Budva u takua patroni dhe argati: Vuçiçi dhe Rama!

Ata kanë të përbashkët:

Antishqiptarizmin: Të dy urrejnë për vdekje shqiptarët.

Armiqësinë ndaj Kosovës: Të dy janë armiq të egër të pavarësisë së Kosovës dhe bënë projektin për ndarjen e saj!

Armiqësinë me studentët: Të dy janë armiqtë më të egër të studentëve në Evropë.

Lidhjet me krimin: Të dy janë politikanët me lidhjet më të ngushta me krimin në Evropë, patroni me bandën e Belivukut, që grinte të rinjtë në mulli mishi e i kthente në sallam, kurse argati me Hysajt, kartelin Sinaloa dhe kartele të tjera.

Komunikimet e koduara: Të dy kanë në përdorim nga tre telefona Sky ECC të koduar për komunikime të pista.

Shtetin e drogës, krimit dhe kontrabandën: Argati ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, ndërsa patroni merret me kontrabandë armësh etj., etj.

Testin e drogës: Të dy marrin kokainë, por refuzojnë testin e drogës.

Zgjedhjet: Të dy dhunojnë zgjedhjet dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.

Dje në Budva, në prag të zgjedhjeve që zhvillohen të dielën në Serbi, argati e quajti patronin "kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikola Pashiqit", kurse patroni e qortoi se ka thyer pak kocka dhe ka çarë pak kafka studentësh.

Të dy janë të lidhur me Putinin: patroni në gen dhe gjak, kurse argati me gjysmë-vëllain e tij që e fsheh dhe nuk e përmend kurrë.

Të dy janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Patroni nuk i vendosi ato, kurse argati në samite të NATO-s mbronte patronin, i cili sipas tij nuk duhej të vendoste sanksione.

Të dy janë rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në rajon!

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos