Si ngrin fluska e sapunit në temperaturën -28°C

Nga A2 CNN
30 Janar 2021, 22:45 | Lifestyle

Një video e veçantë tregon procesin e ngrirjes së një fluske sapuni brenda 30 sekondash, kur ekspozohet në një mëngjes të ftohtë kanadez, ku temperatura zbret deri në -28°C.

Klipi i shkurtër tregon se si fluska nis të formojë kristale në formë yjesh në të gjithë sipërfaqen e saj.

Këto kristale zmadhohen, derisa fluska ngurtësohet krejtësisht, duke formuar diçka që duket si një planet i ngrirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos