Si shuhet një yll? Teleskopi Hubble sjell pamjet fantastike të supernovës

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 20:42 | Teknologji
Si shuhet një yll? Teleskopi Hubble sjell pamjet fantastike të

Një shkëlqim verbues që zbehet deri në zhdukje, kështu shuhet një yll që vdes. Teleskopi hapësinor Hubble sjell pamjet e jashtëzakonshme të një supernove, filmuar me opsionin "time-lapse"

Supernova me emrin SN 2018gv, shpërtheu brenda galaktikës spirale Ngc 2525, rreth 70 milionë vite dritë larg sistemit tonë diellor, në konstelacionin e hemisferës jugore Puppis.

https://www.youtube.com/watch?v=GQ13j55P3sE&feature=emb_logo

Shpërthimi i përjetësuar nga Hubble është rezultat i një viti vëzhgimesh, si pjesë e programit  mbi supernovat i koordinuar nga Universitetit Amerikan Johns Hopkins dhe Instituti Shkencor i Teleskopit Hapësinor.

Shpërthimet e supernovave janë ndër fenomenet më të bukura në kozmos, me një shkëlqim që arrin deri në 5 miliardë herë më e lartë se ai i Diellit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos