Nafta pa akcizë, Ekonomi: 3200 fermerë kanë aplikuar, Rama: Asgjë kritike për përmbytjen e tokave

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 16:32 | Aktualitet
Nafta pa akcizë, Ekonomi: 3200 fermerë kanë aplikuar, Rama:

Kryeministri Rama ka thënë se rikthimi i reshjeve të shiut nuk i kërcënoi sërish tokat bujqësore. Nga konferenca për shtyp mbi mbështetjen e fermerëve, ministrja e këtij sektori, Milva Ekonomi bëri publike shifrën e deri tanishme të aplikimeve për naftë pa akcizë.

Rikthimi i reshjeve të shiut në vendin tonë nuk i ka kërcënuar sërish tokat prodhuese të fermerëve. Nga konferenca për shtyp ku u prezantua mbështetja në Bujqësi, kryeministri Rama ka thënë se dëmet nga uji janë minimale dhe se nuk janë rrezikuar të mbjellat.  E njëjta gjë nuk ndodhi afro dy javë më parë, ku mijëra hektarë tokë u gjendën nën ujë pas reshjeve të dendura të shiut.

“Tani jemi në një fazë më pak kritike. Situata është në nivele të arsyeshme duke pasur parasysh intensitetin e reshjeve. Problem rrëshqitjet e dheut në disa akse që po punojmë ditë e natë, kurse përmbytjet e tokave janë minimale për momentin. Është punuar shumë për këtë ditë me hapjen e kanaleve kulluese. Në fund të kësaj faze të fundit reshjesh do bëjmë edhe bilancin publik, se bilancin e kemi”.

Një skemë mbështetëse për fermerët gjatë këtij viti do të jetë edhe nafta pa akcizë. Ministrja Milva Ekonomi bëri publike shifrat e aplikimit të fermerëve deri më tani.

Ministria e Bujqësisë ka prezantuar edhe thirrjen e radhës për skemat mbështetëse të IPARD ku fermerët financohet nga paratë që akordon Bashkimi Europian dhe një pjesë tjetër qeveria shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos