Sizmologu: Pasgoditjet janë normale dhe të parrezikshme pas tërmetit kryesor

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2019, 11:14 | Aktualitet
Sizmologu: Pasgoditjet janë normale dhe të parrezikshme pas

Sizmologu Rrapo Ormeni, në një lidhje telefonike me A2, ka deklaruar se “pasgoditjet kanë vijuar, por po bie frekuenca e tyre”.

“Nga ecuria e aktivitetit sizmik, pas goditjes kryesore do të ketë pasgoditje me magnituda më të vogla, asnjëherë nuk është arritur një pasgoditje që të barazojë magnitudën e kryesores. Aq më tepër për zonën e Tiranës nuk duhet të ketë panik, pasi nëse intensiteti është i theksuar në epiqendër, në Tiranë ndihet 1 shkallë më e ulët, kështu që efektet janë të pallogaritshme”, sqaroi Ormeni.

Sizmologu nënvizoi se “nuk duhet të ketë panik mes popullsisë, pasi pasgoditjet janë proces normal dhe të parrezikshme pas tërmetit kryesor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos