Aksident në Selenicë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset në rrugë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2026, 10:46 | Aktualitet

Aksident në Selenicë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kotë, në territorin e Bashkisë Selenicë, ku një automjet është përmbysur në anë të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti po udhëtonte nga Vlora në drejtim të Lumit të Vlorës, kur drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke bërë që makina të përmbyset.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime të lehta.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos