Në “Dita Jonë” u diskutua një temë shumë delikate që lidhet me abuzimet me fëmijët. Në rrjetin social “Telegram” fotot e fëmijëve dhe grave u ofrohen pedofilëve dhe manjakëve në grupe. “Zëri.ai” është media e parë në Shqipëri që ka mundur të investigojë këto grupe, përmbajtjen e palejuar që shpërndahet në to dhe rrezikun që i kanoset të gjithë shoqërisë. Por, si funksionon ky rrjet dhe cilat janë detajet që kanë dalë nga investigimi? Për këtë ishte e ftuar në studio gazetarja Kejsi Muça dhe Altin Hazizaj, nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri. (A2 Televizion)
Skandali në Telegram, fotot e fëmijëve u ofrohen pedofilëve
