Skuadra e Formula 1 interesohet për Mick Schumacher: E duam për dy vjet

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 19:14 | Sporte të tjera
Skuadra e Formula 1 interesohet për Mick Schumacher: E duam për dy

Formula 1 duket sikur nuk mund të bëj dot pa një Schumacher në pistë. Sytë e të gjithëve janë te djali i legjendës Michael, i cili po tregon vlerat e tij në Formula 2, ku pretendon për titull.

Djaloshi 21-vjeçar duhet të debutonte në Nurburgring me Alfa Romeon, e cila mban një motor Ferrari, por për shkak të motit të keq nuk mori pjesë në provat e lira.

Por tashmë një tjetër skuadër duket e interesuar për ta pasur si pilot në sezonin 2022. Bëhet fjalë për ekipin amerikan Haas, i cili është i interesuar për një angazhim dyvjeçar.

“Kush nuk do të donte një Schumacher, bëhet fjalë për një nga emrat më të mëdhenj të Formula 1”, deklaroi drejtori i Haas, Gunther Steiner, që shtoi se “emri nuk mjafton, por me sa po shohim Mick po bën tmerrësisht mirë në Formula 2”.

Po nuk arriti talentin 21-vjeçar, Haas gjithsesi ka në mendje një tjetër gjerman, por shumë më ekspert, veteranin Nico Hulkenberg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos