Ndahet nga jeta trajneri i Atletikës Vildan Tufi

Nga A2 CNN
18 Tetor 2020, 13:20 | Sporte të tjera

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare trajneri i Atletikës, Vildan Tufi, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Vildan Tufi ka lindur, më 14 prill 1945, në Shkodër, dhe jetën e tij ia ka përkushtuar Atletikës. Ai ka trajnuar kampionë të mëdhenj kombëtarë, por edhe me rezultatet më të larta ndërkombëtare për vite me radhë.

Në qershor të këtij viti, profesor Vildan Tufi u dekorua nga presidenti Meta me titullin mjeshtër i madh.

Ndërkaq, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, përmes një mesazhi ngushëllimi në facebook, e ka cilësuar ndarjen e tij nga jeta një humbje të madhe për sportin shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos