Social-demokratët europianë urojnë Ramën: Duhet bashkëpunim mes palëve për integrimin

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 22:44 | Politikë
Social-demokratët europianë urojnë Ramën: Duhet

Grupi i Social-Demokratëve në Parlamentin Europian uron kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, social-demokratët iu bëjnë thirrje palëve politike që të bashkëpunojnë në favor të integrimit në BE.

“Urime miqve tanë Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren e tyre të thellë në zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Inkurajojmë të gjitha forcat politike të angazhohen rreth qëllimit të përbashkët në rrugën europiane. Qytetarët e Shqipërisë e meritojnë atë”, shkruhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos