
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës për çështjen “Partizani” me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe të tjerë.
Në nisje të seancës gjykata vendosi caktimin e ekspertëve për të kryer aktin e ekspertimit për dëshmitarin Isa Tare. Nëse vuan nga ndonjë sëmundje që mund të ndikojë në dëshmi, dhe kur u mor në pyetje në vitin 2022 a vuante nga ndonjë sëmundje.
Dëshmitari i parë ishte Rolando Llazari, i cili në periudhën 2002-2011 ka qenë i punësuar në strukturat administrative/pronësore të ministrisë të ministrisë së Mbrojtjes.
I pyetur nga SPAK nëse klubi Partizani ka qenë në planin e përhapjes, u shpreh se zyra e tij nuk ishte në dijeni pasi nuk ishte kompetencë e saj.
SPAK kërkoi kundërshtim të pjesshëm të dëshmisë, ndërsa Malltezi tha se prokuroria e ka gënjyer dëshmitarin sepse nuk i ka vënë në dispozicion planin e përhapjes.
GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për kundërshtim të pjesshëm.
Gjatë seancës së sotme janë edhe 4 dëshmitarë të tjerë. (A2 Televizion)